Nuk e duan në klasë sepse është me “Sindromën Down”, reagon Big Mama: “Ku ju ka shku zemra…”


Në një shkollë të Gostivarit prindërit kanë nënshkruar peticion kundër një fëmije me “Down Syndrome”.
Ëmbla Ademi, vajza me sindromën Down me të cilën nuk deshi askush të mësojë në bankat shkollore, ka prekur zemrat e të gjithëve. Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe këngëtarja Big Mama. Për emisionin “BonBon” ajo ka thënë se këtë rast e ka përjetuar shumë keq.

“Ku ju ka shku shpirti, ku ju ka shku zemra këtyre prindërve”, ka thënë ndër të tjera Big Mama.
Pas publikimit të lajmit dhe reagimeve të shumta nëpër rrjetet sociale, Ëmbla e vogël është kthyer në shkollë.
Ëmbla Ademi, pas një peticioni të prindërve të nxënësve, ishte ndarë nga klasa dhe mësimin e ka ndjekur në sallë e vetmuar me asistenten e saj. Pas peticionit ishte vendosur që ajo të shkojë nga një klasë, në klasë tjetër./21Media

Baby Boo