Nuk e dinim! Greta Koçi qenka martuar dhe jeton në një super kryeqytet europian me bashkëshortin


Pas këtij lajmi shumë pikëpyetje vijnë në mendje në lidhje me ceremoninë martesore, ku Greta shprehu se “kjo dëshiroj të ngelet personale por janë kryer të gjitha adetet edhe familjare edhe zyrtare”. Ishte pyetur nga ana tjetër nëse kishte veshur fustanin e bardhë, gjë që Greta e mohoi duke shprehu se ende nuk kanë kryer një dasëm tradicionale. Ndërkohë planet për të rritur familjen?

“Është normale, kur vjen një moshë dhe konsolidon familjen, kjo është pyetja. Por kjo gjë nuk ka parashikim. Gjersa unë jam e martuar, ajo është pjesë e planit, dhe madje e afërt. Kurdo që të vijë është e mirëpritur.” – tha këngëtarja duke u çuar në këmbë dhe duke zbuluar barkun me humor për të vërtetuar se nuk është shtatzënë.

Ndërkohë Greta zbuloi se është duke punuar për një projekt më të madh, një këngë të re që specifikoi se është një dedikim ndaj një personi shumë të rëndësishëm në jetën e saj.

Kujtojme se pak kohe me pare, Greta Koçi në një ‘intervistë virtuale’ me fansat e saj ka ndarë disa ‘sekrete’ nga jeta e saj e përditshme. Këngëtarja është hasur me pyetjet e ndjekësve të cikët kanë shprehur kuriozietet kryesisht rreth krijimit të familjes së saj në të ardhmen.

Një ndjekëse e pyeti atë nëse do të kishte në të ardhmen një apo dy fëmijë ndërsa këngëtarja iu përgjigj se një është pak dhe dy janë shumë dhe se këtë gjë ia le në dorë zotit. Një pyetje që e ‘irritoi’ Greta Koçin ishte nga një fanse e cila i tha se sipas fjalëve, artistët nuk duan familje vetëm karrierë dhe e pyeti se çfarë është e mirë për të. Greta vendosi t’i sqarojë një herë e mirë të gjithë ata që mendojnë në të njëjtën mënyrë, duke shkruar se ky mendim është komplet i gabuar dhe se nuk futen të gjithë në një thes.

“Kush e tha këtë?? Familja është e shenjtë dhe kjo nuk ka të bëjë fare me të qenit artist apo diçka tjetër. Kjo ka të bëjë me moralin, karakterin dhe me të pasurit trutë në vend. Më vjen keq që rinia sot influencohet nga disa personazhe showbizz-i që ashtu zgjedhin ta bëjnë jetën dhe i marrin për shembull. Komplet gabim. Nuk futen të gjithë në një thes! Artistët janë po ashtu njerëz me vlera dhe integritet që duan familjen dhe rregullin”.

Baby Boo