“Nuk duron kritikë, manjak i parave dhe pushtetit” Çfarë thonë ish- kolegët për Ramën


Në këto gjashtë vite, qeversja e Edi Ramës është njollosur nga skandale të njëpasnjëshme. Ai e ka ushtruar pushtetin deri sot, me një propagandë të ashpër, të pangjashme me të asnjë qeverie të mëparshme në Shqipëri. Por sot, kur shteti që ai drejton, është ekspozuar si një regjim, gishtin ndaj tij, e kanë drejtuar edhe miqtë më të afërt dhe bashkëpunëtorët e dikurshëm. Ata e pikturojnë Edi Ramës, si një lider autoritar, si një njeri që nuk e pranon kritikën dhe mendimin ndryshe, si një manjak dhe të apasionuar pas pushtetit dhe parasë.

Një nga njerëzit më të afërt që Edi Rama ka patur gjatë gjithë karrierës së tij politike, është Koço Kokëdhima. U bë një kohë e gjatë, që miku dhe mentori i tij i dikurshëm, e përcakton Ramës si një rrezik për vendin dhe Rilindjen, si një sekt që ka kapur Partinë Socialiste.

Pak muaj më parë, në një intervistë për gazetarin Ylli Rakipi, në emisionin “Të Paekspozuarit”, Kokëdhima bëri një përcaktim mjaft tronditës për kryeministrin Rama, duke thënë se ai është një manjak i pushtetit dhe i parasë. Kjo deklaratë, nuk është tronditëse vetëm për përmbajtjen e saj, sepse tashmë profili i Ramës si një lider autoritar, është konsoliduar për çdo shqiptar që ka sy të shohë dhe vesh të dëgjojë. Por, deklarata e Kokëdhimës, ka një peshë të rëndësishme, pikërisht sepse bëhet nga një njeri që e njeh Edi Ramës, pothuajse sa njeh vetëveten.

“Edi Rama është një manjak për pushtet dhe pasuri. Nuk kam pikë dyshimi për këtë gjë. Kam shumë informacion se cfarë ndodh në këtë vend. Edi Rama ëshë manjak për pushtet dhe para. Ai sot vërtet i ka akumuluar të gjithë pushtete, por është i vdekur, është moralisht dhe politikisht i mbaruar”, deklaroi Kokëdhima.

Një tjetër mbështetës i Edi Ramës, i kthyer në kritik, është Maks Velo. Arkitekti i njohur shprehet se Rama nuk dëgjon askënd dhe se i përdor njerëzit. Nëse nuk bie dakord me të, duhet të largohesh, – shprehet Velo.

Ai e kritikon kryeministrin Rama, edhe për shkatërrimin e Stadiumit Qemal Stafa dhe ndërtimin e stadiumit me kullë, një masakër e pangjshme me asnje vend Europian, apo për tentativat për të prishur Teatrin Kombëtar.

“Pashë që ai të përdor. Ai do të thuash atë që do ai. Unë këtë e kuptova dhe çdo njeri që nuk është dakord me atë duhet të largohet. Rasti i Teatrit është gjëja me katastrofike. Nuk është larg shtatori dhe do shohësh se çfarë katastrofe është “Qemal Stafa” që është e pariparueshme. Të marrësh një stadium ta bësh qendër tregtare, hoteliere, me një stadium të vogël ku kjo pjesa vjen 80% të investimit dhe ky të ishte stadiumi kombëtar i joni dhe të eliminosh pistën olimpike. Nuk kemi një pistë olimpike sepse e zhduku Rama. Si është e mundur që ky njeri sportist zhduk pistën e atletikës për ta bërë dyqane. U mbush me dyqane. Po pse i bëjnë? Vjedhin ajrin. Ne jemi gati të vjedhim çdo gjë. Edhe ajrin.”, u shpreh Velo në një intervistë për Ora News.

Një tjetër kritike e kohëve të fundit, e kryeministrit Rama, është një nga figurat më të vjetra në Partinë Socialiste, Arta Dade. Ajo e konsideron modelin që Edi Rama solli në Partinë Socialiste, si një dështim, madje shkon aq larg sa ta krahasojë Ramën me Sali Berishën, të cilin PS e ka konsideruar, si të keqen më të madhe në vend.
Dade shprehet se Rama duhet të largohet, në mënyrë që PS të ketë një ekip me vlera, duke përçuar të njëjtin mesazh si shumë kritikë të tjerë të Edi Ramës, se fajtore për dështimet e vendit, nuk është Partia Socialiste, por Edi Rama dhe Rilindja, një “sekt” që ai e ka imponuar në këtë parti.

“Në 2013-ën kishim kolegë deputetë që u munduam të realizonim pjesë të programit tonë. Rama tentoi të krijojë një model të vetin që për mendimin tim rezultoi i dështuar. Mjaft pjesë të programit janë të pa përmbushuara. Ka fituar zgjedhjet duke premtuar se do heqim dorë nga kultura e pandëshkueshmërisë dhe pandëshkueshmëria vijon si në kohën e Berishës. Skandalet janë më të mëdha që kanë ndodhur se në të kaluarën Edi Rama duhet të largohet, jo që të vijë opozita, por që PS të ketë një ekip të vërtetë me vlera. Më duket se vendi po shkon keq e më keq. PS e ka marrë mandatin për 4 vjet, korrigjimet mund të bëhen brenda PS dhe mund të krijojë qeveri mjaft dinjitoze”, deklaroi Dade.

Sigurisht, lista e kritikëve të Ramës është e gjatë dhe sa vjen e pasurohet. TPZ.al përzgjodhi vetëm 3 nga ish miqtë, bashkëpunëtorët dhe mbështetësin e kryeministrit, për të treguar se sot, pas akumulimit të të gjithë pushteteve, pas skandaleve të njëpasnjëshme dhe kthimit të Partisë Socialiste në një sekt, Edi Ramën po e tregojnë me gisht, jo vetëm kundërshtarët, por edhe të vetët.

Baby Boo