Nuk do të mund t’i fshehim më shkeljet, MPB do të vendos kamera në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë


Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në takimin e fundvitit me gazetarët ka bërë të ditur se do të ashpërsohen kontrollet për shkelësit e rregullave të komunikacionit.

Ministri ka bërë të ditur se do të vendosen kamera për kontroll të sigurisë së komunikacionit në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë, në autostrada.

Shtoi se do të ketë sisteme mobile të cilat do të ketë mundësi t’i vendosin gjithandej në shtet.

Megjithatë Spasovski nuk ka zbuluar se kush do t’i vendos kamerat dhe se sa do ta rëndojë buxhetin kjo masë, pasi siç tha, informacionet janë të klasifikuara./TV21

Baby Boo