Nuk do të mblidhet Kuvendi, përbërje e re e deputetëve vetëm pas zgjedhjeve


Nuk ka kushte që sërish të mblidhte Kuvendi, ndërsa përbërje e re të deputetëve do të ketë pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare. Gjykata kushtetuese dje në takim pune e refuzoi iniciativën e gjykatësit Osman Kadriu, sërish të vlerësohet kushtetutshmëria dhe ligjshmëria e Vendimit për shpërndarjen e Kuvendit.

“Nuk ekzistojnë kushte për pranimin e iniciativës së gjykatësit Osman Kadriu për inicimin e procedurës sipas detyrës zyrtare për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Vendimit për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.43/2020), njëzëri vendosën gjykatësit e Gjykatës kushtetuese në takim pune”.

Baby Boo