Nuk diskutohet çështja e kufijve, Spasovski: Mbetet në fuqi vendimi i fundit

Kryeministri teknik Oliver Spasovski ka deklaruar sot se Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk do të diskutojë për mbylljen e kufijve veriorë që e lidhin vendin me Kosovën dhe Serbinë. Spasovski, sot bëri të ditur se mbetet në fuqi vendimi i fundit i ekzekutivit që kufijtë të jenë të hapur, pa kushte për hyrje dhe dalje. Ai po ashtu tha se Qeveria nuk do të sjellë vendim politik për mbylljen e kufijve.

Baby Shop Charli Baby Boo

“Kjo nuk është çështje politike. Për këtë Qeveria nuk mund të sjell vendim politik. Duam të sjellim vendime që i sollëm deri tani, bazuar në vlerësime shkencore, në vlerësime të epidemiologëve. Nëse ata vlerësojnë se duhet të ketë ndonjë masë të veçantë, atëherë do të diskutojmë në Qeveri”, u shpreh Oliver Spasovski, kryeministër Teknik.

Restorant Lumare