Nuk dihet ende qëndrimi i VMRO-së për PSP-në


VMRO-DPMNE duhet të vendos nëse do të mbështesë gjyqësor dhe PSP të pavarur, ose do të vazhdojë të mbështes amnestimin e krimit. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i LSDM-së, Konstandin Kostandinov, një ditë pas takimit të parë të grupeve të punës. Konstandinov, theksoi se partitë duhet të tejkalojnë interesat partiake, në interes të ardhmërisë së shtetit.

Tani mbetet tek VMRO-DPMNE, e cila ka kohë deri të enjten kur do të fillojë diskutimi për amendamentet, të mendojnë nëse me të vërtetë do të udhëhiqen nga interesat për integrimin tonë evropian dhe në NATO, ose do të mbesin, siç e bënë deri më tani, të jenë në anën e krimit, në përpjekjen për amnestimin e të gjithë krimeve të Qeverisë së kaluar kriminale të VMRO-DPMNE-së- deklaroi Konstandin Konstadinov LSDM.

Por, nga VMRO-DPMNE, thonë se në takimin e parë është biseduar vetëm për parimet për punë dhe jo për esencën e propozim ligjeve.

Bisedohen parimet e punës. Derisa nuk do të dakordohen ato parime për punë, nuk mund të hyhet në esencën e materialeve. Andaj presim që në takimet e ardhshme të arrihet marrëveshje për këto parime, që më pas të hyjmë në të gjithë esencën- deklaroi Vllado Misajllovski, VMRO-DPMNE

Nga BDI, mbeten në qëndrimin se për PSP-në mbështesin propozim ligjin aktual. Pas takimit të mbrëmshëm të Grupeve të punës mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, ministrja e Drejtësisë Renata Deskovska, deklaroi se opozita kërkon që PSP, të punojë në kuadër të Prokurorisë publike. Nga VMRO-DPMNE, thonë se të enjten do të dorëzojnë amendamentet. Takimi i radhës është paralajmëruar për të premten.

Baby Boo