Nuhiu: Vëllain e Mukit e bëri drejtor Koce Trajanovski, në fakt Nikolla Gruevski


“Vëllain e Mukit e bëri drejtor Koce Trajanovski, në fakt Nikolla Gruevski” kështu shkruan opinionisti Armend Nuhiu në profilin e tij në Facebook. Muhamed Zekiri ndryshe është nënkryetar i LSDM-së i cili do të garojë edhe për një mandat për deputet në zgjedhjet e 12 Prillit.

Edhe pse Muki në 2016 premtoi shumë se partia e tij dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev do të bëjnë për shqiptarët ata nuk realizuan asnjë nga premtimet e tyre elektorale gjatë qeverisjes së tyre. Zaev sërish ka nisur me premtime për ngritjen ekonomike me rroga 600 euro, ndërsa ka harruar se ende nuk e ka bërë 500 euro një ndër premtimet që e solli në qeveri.

Vlen të theksohet se Zoran Zaev në zgjedhjet e 2016 mori 49 deputet dhe si humbës ndaj VMRO-së krijoi qeverinë reformatore falë BDI-së dhe Ali Ahmetit ku edhe ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut , Vllado Bukovski theksoi se Zaev nuk do të ishte kryeministër mos të kishte qenë Ali Ahmeti i cili me vizionin e tij Maqedonia u bë anëtare e NATO-së dhe së shpejti do të anëtarësohet në BE.

Baby Boo