Norvegjia i kthehet normalitetit, ylli i Kosovës me familje viziton restorantet


Koronavirusi duket se po e humb betejën me njerëzimin. Shtetet evropiane ngadalë kanë nisur t’i kthehen normalitetit derisa edhe klubet e futbollit po mendojnë rifillimin e stërvitjeve.

Ylli i Kosovës, Bersant Celina në shoqëri te babait dhe vëllait të tij janë parë në një restorant në Norvegji, shkruan Zëri.info.

Futbollisti i Swanseas në Championshipin anglez që nga përhapja e pandemisë dhe pezullimit të futbollit është kthyer në Norvegji, ku po qëndron afër familjes, derisa me lehtësimin e masave në shtetin skandinavë ai e ka shfrytëzuar ditën e bukur ta kalojë në një restorant në këtë vend.

Foto e ka postuar babai i Bersantit, Edvard Celina nw “Facebook” duke mos dhënë shumë detaje nga ajo por duket se situata atje po normalizohet atje. /Zëri.info

Baby Boo