Norvegjia dhuron 100 respiratorë për Maqedoninë, Delltveit: Ju tani jeni vëllezërit tanë


Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinsa sot kanë pranuar 100 respiratorë për qëllime shëndetësore si donacion nga Mbretëria e Norvegjisë, transmeton Alsat. Atasheu i Mbrojtjes Norvegjez, nënkoloneli Egill Delltveit tha se Maqedonia e Veriut tashmë është pjesë e NATO-s dhe si e tillë gjithmonë do të ketë mbështetjen e Norvegjisë.

“Norvegjia ka bashkëpunim të ngushtë me Maqedoninë e Veriut që nga pavarësia e juaj, por kur para një viti u bëtë aleat i yni në NATO, vendet tona janë lidhur si asnjëherë më parë. Shumica e njerëzve do ti ndihmojnë miqtë nëse munden, por gjithsesi fillimisht do ti ndihmojnë vëllezërve të tyre. Tani ju jeni vëllezërit tanë. Ju kishit besim tek Norvegjia që të komandojë me trupat tuaja në Afganistan, që tani kontribuojnë krah për krah me trupat tanë. Në NATO ju deklaruat se nëse dikush e sulmon Norvegjinë, ju do të ndihmoni, ashtu siç ne do të ndihmojmë vendin tuaj, Zoti e bekoftë Maqedoninë dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë”, tha mes tjerash Delltveit.

Baby Boo