Nolla Ismailovska: Nëse Gruevski ka pasur kërcënime për jetë, është dashur të njoftohet opinioni


Sonte në Emisionin “360 gradë”, në pyetjen e gazetarit se a ndjeheni e tradhëtuar nga arratisja e ish-kryeministrit Gruevski nga vendi?

Ajo u përgjigj se, nuk do të dëshironte të komentonte arratisjen e ish-kryeministrit Gruevski, mirpo nëse ka egzistuar një kërcenim i tillë, është dashur të njoftohet opinioni i gjerë. Është çështje e fakteve nëse ka pasur apo jo.

Ajo gjithashtu komentoi edhe periudhën gjatë së cilës u zgjodh dy herë deputete gjatë mandatit të VMRO-DPMNE-së, e cila theksoi se gjatë kohës së qeverisjes ka pasur projekte që janë realizuar. Ajo ndjehet e zhgënjyer nga pjesa e padukshme gjatë periudhës së abuzimit të fuqisë dhe resurseve publike nga ana e qeverisë së kaluar. Ajo theksoi se është punë e Prokurorisë të merret me përgjimet e paligjëshme dhe sigurisht se duhet të ketë epilog juridik, pasi që pas publikimit të përgjimeve u krijua pasiguri tek qytetarët në vend, dhe se secili sot mendon se po përgjohet apo është cak i përgjimeve.

Për më shumë në emisionin “360 gradë” në Alsat-M, ora 22.00

Baby Boo