Nobelisti Ferid Murad merr titullin “Doctor Honoris Causa” nga UNT-ja


Shkencëtari dhe nobelisti me famë botërore Ferid Murad, u dekorua me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Nënë Tereza. Murad është shqiptarë me prejardhje nga Gostivari por që ka lindur, jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fusha e tij e studimit është fizika dhe farmakologjia, transmeton Alsat M.

Në vitin 1998, Murad ka marrë Çmimin Nobel në fushën e Fiziologjisë dhe Mjekësisë. Ai ka ligjeruar në disa nga universitetet më të njohura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është anëtar i Akademisë Nacionale të Shkencave në SHBA.

Baby Boo