Nju Jork, thirrje për dorëheqje të guvernatorit


Kryebashkiaku i qytetit të Nju Jorkut, Bill de Blasio, i kërkoi guvernatorit të shtetit të Nju Jorkut, Andreë Cuomo, të japë dorëheqje për shkak të ak*uzave për ng*acmime sek*suale.
Cuomo është nën he*time, pasi gjashtë gra e ak*uzuan atë për sjellje të papërshtatshme.
De Blasio tha se dës*hmitë e grave janë “absolutisht të papranueshme”.
Njëra prej tyre, Lindsey Boylan, ish-ndihmëse e lartë e Cuomos, ka thënë se guvernatori e ka prekur atë pa pëlqimin e saj.

Ish-ndihmësja tjetër, Charlotte Bennett, ka thënë se guvernatori i ka bërë shpesh pyetje personale, që, sipas saj, ishin përpjekje e qartë për marrëdhënie sek*suale.
“Është e neveritshme për mua dhe ai nuk mund të shërbejë më si guvernator”, tha de Blasio.
Cuomo i ka hedhur poshtë të gjitha ak*uzat, duke thënë se “nuk ka bërë kurrë gjëra të tilla”.

Guvernatori demokrat ka thënë se nuk do të japë dorëheqje, me gjithë thirrjet nga partia e tij që ta bëjë një gjë të tillë.
Cuomo, mandati i të cilit përfundon në vitin 2022, është vlerësuar vitin e kaluar për trajtimin e pandemisë së koronavirusit në shtetin e tij.
Megjithatë, këtë vit është aku*zuar për fshehjen e shkallës së vd*ekjeve nga koronavirusi në shtëpitë e pleqve në Nju Jork.

Baby Boo