Nju Jork, bëhet e njohur me bukë bananeje


Elli Çernik, një 27 vjeçare editore fotografish ndryshoi profesion pasi tashmë gatuan 500 bukë bananeje në javë të cilat shiten brenda pak minutash. “Është një çmenduri. Bukët shiten për më së shumti 2 minuta, por zakonisht, për më pak se një minutë,” tha ajo nga kuzhina e saj tregtare në qendër të Manhatanit. Çernik kishte gatuar bukë bananeje për vite me radhë duke përdorur recetën e gjyshes së saj por e bënte atë për miqtë në kolegj. Pasi të gjithë e pëlqenin dhe i kërkonin recetën ajo e shndërroi këtë aftësi në biznes duke gatuar bukën e vetme. Çernik krijoi një llogari në Instagram për krijimet e saj dhe po merrte aq shumë porosi sa nuk mund të mbante shënime. Që nga 2019-ta, ajo teston shitjen e bukës së saj edhe në tregun e Bruklinit.

Baby Boo