Njoftim për st*uhi lokale nga Qendra për Menaxhim me Kr*iza


Komuna e Tetovës në Facebook ka shpërndarë një njoftim për qytetarët në lidhje me stuhinë lokale. Komuna ka bërë me dije se nga nesër pasdite do të ketë mot të keq dhe se do të bie shi i rrë*mbyeshem. Komuna informon qytetarët në mënyrë që të kenë kujdes dhe mos të qëndrojnë jashtë nën pemë dhe se ka mundesi të ketë shkarkime elektrike.
Ky është njoftimi i plotë nga Komuna e Tetovës:

NJOFTIM PËR STUHI LOKALE nga Qendra për Menaxhim me Kr*iza ❗️
Nesër (05.08.2021) moti do të mbetet me diell dhe jashtëzakonisht i ngrohtë. Pasdite dhe gjatë natës, si dhe të premten në mëngjes, në vende do të ketë shi të rrëm*byeshëm☔️, st*uhi dhe erë të fortë. Në nivel lokal, proceset do të jenë më intensive në formën e st*uhive, me më shumë shi të rrëmbyeshëm për një kohë të shkurtër, shkarkime të forta elektrike, erëra të forta🌪 (mbi 80 km / orë) dhe kushte për br*eshër.⛈
➡️Rekomandim: Në rast të shkarkimeve elektrike, rekomandohet të jeni më të kujdesshëm dhe të mos qëndroni jashtë dhe nën pemë.

Baby Boo