Njoftim për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Gjermani


Njoftim për të gjithë qytetarët shqiptarë që gjenden ende brenda territorit te Republikës Federale Gjermane. Të gjithë ju që nuk keni më mundësi të ktheheni në Shqipëri dhe jeni të detyruar të qëndroni në Gjermani deri në rihapjen e mundësive të transportit për Shqipëri, lutemi vini re se kufizimi i qëndrimit për 90 ditë nuk do të çojë automatikisht në penalizimin tuaj nese ju e adresoni këtë situatë pranë autoriteteve respektive të qytetit dhe landit në të cilin po qendroni, para skadimit të afatit të udhëtimit për 90 ditë.

Të vetmet autoritete në Gjermani për të miratuar zgjatjen e qëndrimit në zonën e Shengenit si dhe çdo lloj vize tjetër që mund t´i mbarojë afati brenda kohës që nuk është e mundur udhëtimi jashtë Gjermanisë janë Zyrat e të Huajve (Ausländerämter) të secilit qytet në secilin Land (Shtet Federal).

Lutemi sigurohuni që të merrni kontakt vetë drejtpërdrejt (përmes emailit, faksit, ose me letër me postë të regjistruar, telefonit me Zyrat e të Huajve (Ausländerämter). Kujdesuni që të protokolloni zyrtarisht kërkesen tuaj për zgjatjen e afatit të qëndrimit sipas ligjit në fuqi.

Lutemi ruajeni më shumë kujdes këtë dokument dhe në momentin e largimit nga Gjermani, paraqiteni atë si dhe kopjen e biletës origjinale, të cilën nuk mund ta përdornit për shkak të pezullimit të udhëtimit gjatë kontrollit të pasaportës.

Për shkak të mbingarkesës që kanë zyrat e të huajve (Ausländeramt) në kohën e kufizimeve në lëvizje, ju këshillojmë të kontrolloni faqet respektive të internetit të tyre për të marrë informacion mbi mënyrën e kontaktimit dhe protokollimin zyrtar të kërkesës për zgjatjen e vizës.

Ju lutemi, mos shkoni pranë zyrave pa marrë një informacion të qartë nese mund të shkoni apo nëse ju lejohet të shkoni për të shmangur rrezikun e infektimit tuaj.

Baby Boo