Njihuni me “Bishën” që shpëton Presidentin Trump nga vdekja


Kudo që shkon Presidentin e SHBA, Donald Trump e shoqëron kjo limuzinë super e sigurt. Cadillac One me vlerë 1.5 milionë dollarë, i quajtur ndryshe “The Beast” prek tokën nga avioni ushtarak amerikan para ardhjes së Presidentit.

Kjo makinë është e pajisur me masa sigurie për të shpëtuar jetën e presidentit amerikan.

Makina është ndërtuar sipas standardeve të Shërbimit Sekret të SHBA.

“Bisha” e Donald Trump peshon 8 ton, është e papërshkrueshme nga plumbat dhe e aftë për t’i mbijetuar një rakete ose një sulmi me armë kimike, shkruan The Sun.

Disa karakteristika sekrete që e mbajnë Donald Trump të sigurt janë:

1-Limuzina është e pajisur me kamera nate, të cilat janë të komandueshme me pult.

2-Dritaret kanë pesë shtresa qelqi dhe polikarbonate, të cilat mund të përballojnë plumbat.

3- Makina gjithashtu ka alarm, furnizim me oksigjen dhe çanta të llojit të gjakut të Presidentit në rast se Presidenti ka nevojë për transfuzion.

4-Në makina ka edhe armë dhe gazlotsjellës

5-Trupi i makinës është një armaturë e trashë ushtarake prej pesë inç, e bërë nga alumini, çeliku, titani dhe qeramika, të mbuluara me panele me fije qelqi.

6-Ajo ka goma rezistente ndaj shpimit

7- Dyert janë tetë inç të trasha dhe të blinduara.

Baby Boo