Njësia Speciale rrethon Dardan Molliqajn, pritet arrestimi i tij


Policia e Kosovës po e kërkon kreun e PSD-së, Dardan Molliqajn, për ta arrestuar pas veprimeve të tij në protestën që u mbajt të shtunën.Makina civile dhe zyrtare të Policisë së Kosovës kanë mbërritur afër zyrave të T7 nga ku pritet të transmetohet drejtpërdrejtë emisioni Pressing, ku i ftuar është Molliqaj.
Policia e Kosovës është duke e kërkuar Molliqajn që nga dita kur u mbajt protesta e PSD-së kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike, vendim ky që pritet të merret së shpejti pasi ZRRE-ja i ka bërë rekomandim qeverisë.

Ditën e diel, Policia e Kosovës i ka shkuar Molliqajt në zyrë dhe shtëpi, megjithatë policia nuk arriti ta gjejë të parin e PSD-së në këto dy lokacione.Në protestën që pati mijëra qytetarë nuk pati incidente, megjithatë më vonë doli një video ku shihej Dardan Molliqaj teksa godet me shuplakë një zyrtarë policor.

Baby Boo