Njerku më nxorri në rrugë kur isha 15-vjeçe. Gruaja: Punova pastruese, por vëllai m’i mori të gjitha (VIDEO)


Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” në News 24 me autore Evis Ahmetin u trajtua sot një histori sa e dhimbshme aq edhe mister. Një 59-vjeçare nga qyteti i Tiranës e cila jetën e saj e ka ndërtuar në shtetin e Gjermanisë, rrëfeu sot për publikun kon*fliktin e krijuar midis saj dhe vëllait. Jeta e saj ka qenë një kalvar i gjatë vuajtjesh. Në moshën 3-vjeçare ajo dhe vëllai ngelën vetëm pa praninë e babait nën kujdesin e nënës e cila me shumë sakrifica lu*ftoi fort për t’i rritur dhe shkolluar të dy fëmijët.

Por jeta u bë shumë e vështirë dhe nëna u detyrua të martohej me dike tjetër një njeri që Lindita nuk e pëlqeu dhe për këtë largohet nga shtëpia. Ishte vetëm 15-vjeç dhe e vetme në mesin e rrugës. Pikërisht këtu lind gjithë kalvari i gjatë i vuajtjeve dhe kon*fliktit me vëllain. Ky i fundit siç rrëfeu Lindita i ka falsifikuar firmën nënës e njerkut të tyre duke iu ia marrë shtëpinë atyre.

Pas vd*ekjes së tyre Lindita i kërkoi të vëllait të ndërtonte një shtëpi në katin sipër tij pasi ishte private por ai ka zgjedhur të mos i japë asgjë.

Baby Boo