Njeriu që premton vaksinën an*ti-COVID deri në fund të vitit tregon sa do të jetë çmimi i saj


Kompania farmaceutike AstraZeneca planifikon të lëshojë një vaksinë në treg kun*dër koronavirusit deri në fund të vitit e cila siç njoftoi presidenti i kompanisë Pascal Soriot do të kushtojë 2.5 euro.
Soriot i tha radios franceze RTL se qëllimi i kompanisë është që vaksina të vihet në dispozicion të të gjithë njerëzve.
Kompania farmaceutike shpreson që vaksina për të cilën po punojnë shkencëtarët nga Universiteti i Oksfordit, do të prodhohet deri në fund të vitit dhe sipas Soriot madje edhe pak më herët nëse gjithçka shkon ashtu siç duhet.

Në fillim të kësaj jave u njoftua se vaksina e AstraZeneca kishte performuar mirë në dy fazat e para të testimit dhe po kontribuonte në prodhimin e an*titrupave si dhe imunizimin kun*dër COVID-19.
Rezultati i fazës së tretë të testimit pritet në vjeshtë, dhe nëse është i suksesshëm, atëherë vaksina mund të prodhohet në masë dhe të lëshohet në treg.

Baby Boo