Njëri nga të arr*estuarit është shoferi i Trajçe Zaevit, kushëririt të kryeministrit


Në ak*sionin e sotëm antidr*ogë ku u arr*estua një oficer i lartë policie, mediat maqedonase po shkruajne se njëri nga të arr*estuarit është edhe shoferi i kushëririt të kryeministrit Zaev, Trajçe Zaev. Bëhet fjalë për Aleksandar Ushilkovski.

Mediat janë në dy*shime se nëse ky informacion del të jetë i vërtetë, atëherë mos vallë në skenë paraqiten larje hesapesh mes Zoran Zaevit dhe Oliver Spasovskit. Ky ak*sion, sipas mediave maqedonse vjen në kohën ku Spasovski gjendet para një sk*andali të madh me pasaportat fa*lse për kr*iminele të të njohur nga jashtë Maqedonisë. Kjo aferë u quajt “Ma*fia”.
Paraprakisht, gjithashtu në mediat maqedonase u dha lajmi se edhe zyrtari policor nga Prilepi, që u arr*estua në ak*sionin e sotëm, ka qënë në fakt njeri i afërt i Zaevit dhe Spasovskit.

Baby Boo