I burgosuri në Idrizovë tenton të vetëvritet, nën pretekstin se e ka virusin Korona dhe …


Deri në Pa Censurë është raportuar nga Burgu i Idrizovës se S.T nga Shkupi i cili po vuan aktualisht dënimin me burg në Burgun e sigurisë së lartë në Idrizovë, ka disa orë që qëndron mbi çatinë e burgut dhe nuk dëshiron të zbresë pasi thotë se do ta dërgojnë gardianët në izolim sepse i njëjti dyshohet për Koronavirus!

Ai ka marrë me vete edhe një shishe me lëng helmues ku i kërcënon gardianët se do ta pijë lëngun nëse i ushtrojnë presion!

Deri më tani nga Burgu i Idrizovës nuk morrëm përgjigje për rastin, teksa i dënuari vazhdon të qëndrojë mbi çati!

Qëndroni në Pa Censurë për përditësimet…

Baby Boo