Një vjet nga djegia e spitalit modular në Tetovë


Tetë gra dhe gjashtë burra në moshë prej 29 deri në 78-vjeç, një vjet më parë, rreth orës 21, humbën jetën tragjikisht, pas shpërthimit të zjarrit në Spitalin Modular në Tetovë ku po trajtoheshin për mjekim nga COVID-19 me shpresën se një ditë do të shërohen dhe do të kthehen pranë familjeve të tyre.

12 pacientë të tjerë mrekullisht shpëtuan, bashkë me dy mjekë dhe katër infermiere. Për ngjarjen para gjykatës janë të akuzuar 3 persona, dy drejtorë dhe një mjek. Opinioni pret t’i dijë detajet se çfarë ndodhi që u dogj spitali. Dy ditë më parë u anulua seanca e parë ndaj tre të akuzuarve të parë për këtë rast.

Mbi 10 muaj pas ngjarjes, gjegjësisht më 27 korrik, Prokuroria ngriti akuzë kundër 3 personave fizik dhe dhe Spitalit si person juridik.

Gjegjësisht, Florin Besimi dhe Artan Etemi akuzohen në bazë të nenit 292, në lidhje me nenin 288 nga Kodi Penal për vepër që dëmton sigurinë e përgjithshme. Boban Vuçevski akuzohet në bazë të nenit 206 për veprën penale – mosveprim në bazë të rekomandimeve mjekësore në kohën e epidemisë. ISHP Spitali klinik Tetovë akuzohet për rrezikim të sigurisë së përgjithshme dhe mosveprim në përputhje me rekomandimet në kohën e epidemisë.

Baby Boo