Një vit pa Rexhail Qerimin “Rasti ALFA”!


… në fakt është e pakuptimtë të shkruash, sepse në çdo shtet normal sot do të duhej të kish marrë epilog “Rasti Alfa” e Rexhaili të pushonte i qetë nën dheun që i ka mbuluar kokën!

13 vite të qëndrosh në bu*rg për një vepër që nuk e ke kryer, 13 vite të presësh me shpresë se ky shtet do të sjellë drejtësi, 13 vite të dëgjosh përfaqësuesit politik shqiptar që publikisht dalin dhe bindshëm thonë: “Po rasti Alfa është i montuar” dhe prap ta lëshë këtë jetë nga qelia e burgut ku ke qëndruar me valixhen përgatitur se do t’ketë sot, e do t’ketë nesër vendim për “Rastin Alfa”. S’ja vlen asgjë të shkruash! Po, revolta shtohet në çdo shkronjë, e si një film të dalin para fjalët nga Ali Ahmeti, Ziadin Sela, Afrim Gashi se po “Rasti Alfa” është kusht për të vazhduar kjo Qeveri, “Rasti Alfa” do të ketë rigjykim, s’do t’lejojmë shqiptarë të pafajshëm burgjeve e qe po, realisht lirimi i Mijalkov ishte kusht për të vazhduar kjo Qeveri!

Gjykatës e prokuror shqiptar të cilët me vite mbajnë në sirtar lëndën e cila nuk procesohet s’do mend se përcjell mesazh të fuqishëm se siç duket ka një lëmsh të vërtetë dalja në dritë e “Rastit Alfa”, njerëz të përfshirë dhe montime klasike ku vaujtësit e pasojave i mbajnë shqiptar të pafajshëm!

Na fal “aga Rexhë”, na fal ish ushtari i UÇK-së e burrë trim, na fal se ti luftove që ato gjyaktës dhe prokuror e këto pushtetar t’i marrin këto pozita, e ty të të mbulojë dheu nga qelia e burgut e t’i kthehesh familjes kufomë!

Na fal se ne jemi popull që s’dimë t’revoltohemi aq sa duhet, e t’prishim rendin dhe qetësinë publike në kuptimin figurativ të fjalës, duke protestuar pra, e duke vu bërë therrë në sy atyre që zotohen se ti je i pafajshëm e që s’bënë e s’po bëjnë asgjë për ty!

Për n’fund “Aga Rexhë” Agimi djali i ri i burgosur për të njëjtën vepër ende është në burg, i pa shpresë, zemërthyer, kërkesa që e dërguam në Gjykatë kur ti ishe gjallë sot po bën më tepër se një vit e ende s’ka vendim, e ka mbuluar pluhuri në Gjykatë e ju bën karshillëk gjykatësve duke pirë kafe me sekretareshat e tyre, po ju bën karshillëk edhe politikanve e po e dëgjoj zërin tënd që buçet, e më shpon drejt në zemër! Më pikon një pikë lot, e më vjen një zemërim i madh… n’këtë shtet ky është fati ynë, i shqiptarëve të pafajshëm! NA FAL!

Po ju drejtohemi edhe njëherë por edhe njëqind herë procesojeni lëndën e “Rastit Alfa”, kurrë su kërkua mëshirë, po kërkohet vetëm drejtësi!

STOP ndalni ju lutemi ato mbledhitë e juaja të dëshpëruara, po më vjen keq për të gjithë ato njerëz që ju mblidhen për rreth dhe ende se kanë kuptuar, s’janë vigjilent rreth çfarë janë mbledhur! Vazhdon pafund kjo thirrje e dëshpëruar! ….

Baby Boo