Një vit nga vdekja e ikonës së muzikës, Nexhmie Pagarusha


Është bërë një vit që nga vdekja e ikonës së muzikës shqipe, Nexhmie Pagarusha.
Ikona e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha, u nda nga jeta në moshën 86 vjeçare më 7 shkurt 2020.

Legjenda e këngës shqiptare u lind më 7 maj të 1933 në Pagarushë.
Ajo njihet si një grua e cila gjatë gjithë karrierës së saj i ka shërbyer me nder dhe dashuri atdheut të saj përmes artit.

Nexhmie Pagarusha përfundoi shkollën e muzikës në Beograd, dhe gjatë gjithë karrierës së saj artistike ka performuar në koncerte në vende të ndryshme të botës, duke e bërë kështu Kosovën të njohur kudo që ka hedhur hap.

Kënga më e njohur e saj është ”Baresha”, të cilën e ka kompozuar burri i saj Rexho Mulliqi.
Pagarusha mbajti koncerte në vende të ndryshme të botës, si në Irazel, Bullgari, Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe në Kosovë e Shqipëri pa dyshim.
Bilbili i këngës shqipe u varros në Pagarushë më 9 shkurt 2020 me një ceremoni private familjare, pasi ashtu e kishte lënë amanet.

Baby Boo