Një veturë përfshihet nga zjarri në autostradë, nuk ka të lënduar! (VIDEO)

ilustrim

Një veturë është përfshirë nga zjarri sonte në austrodranë Prishtinë – Prizren.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur afër Duhlës, ndërsa përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz.


“Rreth orës 20:00, është raportuar se në autostradën Prishtine – Prizren, afër Duhlës, një automjet është kapluar nga zjarri, Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në lokacion. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz. Zjarrfikësit kanë intervenuar për fikjen e zjarrit, kurse ekipet relevante po merren me rastin”, ka bërë të ditur policia në rajonin e Prishtinës. /Reporteri.net/

Baby Boo