Varianti i ri i Covid mund të jetë më vdekjeprurës


Kryeministri britanik Boris Johnson në një konferencë për mediat në Downing Street, është shprehur se varianti i ri i koronavirusit që u shfaq në Mbretërinë e Bashkuar mund të jetë më vdekjeprurës se varianti origjinal.
“Përveç përhapjes më të shpejtë, duket se ka disa prova që varianti i ri që u identifikua për herë të parë në Londër dhe në juglindje, mund të shoqërohet me një shkallë më të lartë vdekshmërie”,- shtoi më tej ai.

Në një komunikim për mediat, Patrick Vallance, mjek, shkencëtar dhe farmakolog klinik në Britaninë e Madhe, tha se me variantin e vjetër, për grupmoshat mbi 60 vjeç ndërronin jetë 10 në 1000 banorë, ndërkohë që me variantin e ri, ndërrojnë jetë 13 ose 14 njerëz.
Ai u shpreh se pritet ta shohim këtë ritëm edhe në grupmosha të ndryshme. Vallance theksoi se ekziston pasiguri rreth këtyre numrave, por duket se ka një rritje të vdekshmërisë, si dhe të transmetueshmërisë. Përsa i përket ashpërsinë dhe vdekshmërinë, ai tha se të dhënat për pacientët në spitale, rezultuan njësoj për të dy variantet.

Baby Boo