Një TV ukrainas transmeton udhëzime se si të bëhen kokteje molotovi


Ndërkohë që udhëheqësit ukrainasë u bëjnë thirrje banorëve t’i rezistojnë pushtimit të Rusisë, një kanal televiziv transmetoi udhëzime se si të bënin kokteje molotovi të premten. Segmenti televiziv shfaqi një person që krijonte ek*splozivin e improvizuar, duke derdhur lëng me ngjyrë në një shishe qelqi, me një diagram në anën që tregon se si ta mbyllni shishen me një fitil lecke.

Më herët të premten, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës shkroi në Twitter se qytetarët duhet “të bëjnë kokteje molotovi dhe ta rrëzojnë pushtuesin”, ndërsa forcat ruse po i afroheshin kryeqytetit Kiev.
Sot, është dita e tretë e pushtimit rus të Ukrainës – lu*fta e parë e madhe tokësore në Evropë në dekada. Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se ka nisur, sipas tij, një operacion “special” për “çmilitarizimin dhe denacifikimin” e Ukrainës. Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dë*nuan su*lmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse./CNN

Baby Boo