Një trup i pajetë është vërejtur në lumin Vardar në Unaci, niveli i lartë i ujit ka bërë që autoritetet të dështojnë në nxjerrje


Qendra rajonale për Menaxhim me Kriza në Veles njofton se është vërejtur një trup i pajetë në lumin Vardar, në afërsi të fshatit Unaci të Komunës Gradsko, por për shkak të ujit të tepërt trupi i pajetë ka vazhduar të qarkullojë drejt rajonit të komunës së Negotinës.

“Nga ana e SPB-Veles, policia ka tentuar ta lokalizojë në disa pika por pa sukses, kështu që për shkak të nivelit të lartë të ujit trupi i pajetë është duke lëvizur drejt Komunës së Negotinës”, thonë nga QMK.

Baby Boo