Një ‘trend’ i ri midis hajdutëve: Vjedhin timonët për shkak të jastëkëve të ajrit


Pas katalizatorëve, të cilët janë vjedhur për shkak të metaleve të çmuar në to, timonët e veturave janë shënjestra e re e hajdutëve në SHBA.

Mania për katalizatorët dhe materialet e çmuara në to është aq e madhe sa në disa pjesë të botës ata vidhen intensivisht nga veturat. Tani ekziston një trend i ri, i cili filloi në Amerikë, dhe kjo është vjedhja e timonit nga vetura.

Gjegjësisht, në Detroit dhe zonën përreth, shumë pronarë të veturave ishin viktima të këtyre vjedhjeve, më së shpeshti ata që posedojnë një Chevrolet Malibu dhe Equinox.

Baby Boo