Një tjetër vrasje sonte në kryeqytet, njofton Policia


Mbrëmjen e së mërkurës është raportuar edhe për një tjetër vrasje në Prishtinë, ka njoftuar Policia e Kosovës, shkruan Reporteri.net.

Vrasja ka ndodhur në rrugën “Ali Vitia” derisa dyshohet se u krye me thikë, njoftoi për Gazetën Online Reporteri.net zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00.

“Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se nga arma e ftohtë (thikë) lëndime të rënda trupore, ka pësuar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor, në QKUK, nga ku jemi njoftuar se personi i lënduar nuk ka arritur t’i përballoj plagët dhe i njëjti ka vdekur”, ka thënë Ahmeti.

Baby Boo