Një tjetër tërmet është regjistruar në Gjirin e Lalzit


Një tjetër tërmet është regjistruar paraditen e së dielës në Gjirin e Lalzit, rreth orës 10:20. Sipas Insitutit të Gjeoshkencës, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.6 ballë i shkallës Rihter. Ndërkaq nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

Në orët e para të së dielës janë regjistruar edhe 4 lëkundje të tjera me epiqendër fshatin Kuraten në Durrës, Kashnjet në Lezhë dhe në Delvinë, por me intensitet të dobët, nga 2.1 deri në 2.7 ballë i shkallës Rihter.

Dy javët e fundit sipas Insitutit të Gjeoshkencës, vendi është tronditur nga një valë tërmetesh, ku më i fuqishmi ishte ai 5.2 ballë me epiqendër në Hamallaj, që shkaktoi edhe dëme materiale./abcnews.al

Baby Boo