Një tjetër sukses vjen nga Bad News Eagles


Edhe pse dje pësuan një humbje të madhe, Bad News Eagles sot arritën një sukses të madh. Kjo ekipë për herë të parë renditet në mesin e 20 ekipeve më të mira në botën e CS:GO.

Ekipa kosovare, tani renditet në vendin e 20-të në ranglistën botërore të CS:GO dhe kjo vjen pas arritjes së tyre në fazën Legends Stage të turneut PGL Antwerp Major 2022.
Pas përditësimit të listës së ekipeve më të mira të botës nga HLTV, ekipi i bNE nga vendi i 26-të arriti që të kalojë në vendin e 20-të.

Ky është një tjetër sukses i madh për ekipin shqiptar apo më mirë të themi historik, pasi këtë po e arrijnë pa ndonjë organizatë.
Bad News Eagles pas kësaj renditje, kanë lënë pas tyre ekipe të mëdha botërore si: fnatic. OG, complexity.

Baby Boo