Një tjetër kandidat i AAK’së kërkon rinumërim të të gjitha votave


Zbulimi i video-skandalit të manipulimit të dyshuar me vota, ka rritur presionin pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për “pastrimin” e procesit zgjedhor nga këto pretendime.
Për këtë çështje e ka ngritur sot zërin, Hajdar Sutaj, kandidat për deputet në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Sutaj ka propozuar rinumërimin total të të gjitha votave.Ai ka thënë se rinumërimi i të gjitha vendvotimeve “do të ishte ideale, dhe e domosdoshme, që legjislatura e re të ndihej kredibile”.

Si pasojë e rinumërimit të shtatë vendvotimeve – të cilat i riktheu në rinumërim PZAP-ja – kandidatja e AAK-së për deputete, Meliza Haradinaj-Stublla ra sot nga lista e tetë deputetëve të parë të partisë, të cilët fituan u projektuan si fitues të mandateve në kuvend
Vendimi për rikthim në rinumërim të shtatë vendvotimeve u mor pas publikimit të një audio-incizimi.
Video ngrit dyshime për blerje të votave nga ana e Dardan Stubllës, bashkëshortit të Melizës.

Baby Boo