Një tjetër i akuzuar për përdhunimin e 11-vjeçares përfundon në spital, dyshohet se e kanë rrahur në qeli


Një prej të akuzuarve për përdhunimin e një 11-vjeçareje në Prishtinë ka përfunduar në spital, ndërsa dyshohet se është dhunuar në qelinë e paraburgimit.

Bëhet fjalë për Shkëlqim Kamerin, i cili është filmuar teksa pyetet nga mjeku për dëmtimet që ka pësuar. Video është publikuar në rrjetet sociale me përshkrimin “Përdhunuesi i 11 vjeçares bëhet me trauma nga të burgosurit”.

Kameri në këtë video dëgjohet duke i treguar mjekut se ka dhimbje të kokës.

“Gjuhën a po e kafshon” pyet mjeku – “Jo” dëgjohet të thotë Kameri.

“Dhimbje të kokës a ke”, pyet mjeku. “Po” përgjigjet Kameri.

Megjithatë, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka thënë se Kameri ka përfunduar në spital, por nuk është dhunuar nga persona të tjerë.

“Ndërsa, sa i përket videos së publikuar në disa portale me titull: ‘ Del video që pretendon se një nga të dyshuarit për përdhunimin është rrahur nga të burgosurit’, SHKK njofton se personi në fjalë nuk është i dyshuari E.R, por është i dyshuri tjeter për të njëjten veper, SH.K, i cili është në mbajtje në Qendren e Paraburgimit në Pejë, dhe i cili po ashtu nuk është sulmuar, por ka marr shërbime shëndetësore në Spitalin e Pejës”, thuhet në përgjigjet e SHKK-së për Insajderi-n.

Më herët, mediat në Kosovë raportuan se një tjetër i akuzuar për përdhunimin e të miturës, Ekrem Rexhepi, ishte dhunuar nga të burgosurit në qeli.

Baby Boo