Një tjetër aksident me pasoja fatale në Maqedoni: 44-vjeçarja humb jetën në Valandovë


Më datë 07.05.2024 në ora 23:55 në SPB Strumicë është raportuar se në rrugën rajonale Strumicë – Valandovë, përballë fshatit Kosturino, automjeti i pasagjerëve “Volkswagen Passat” me targa të Strumicës, i drejtuar nga K.M. (46) nga fshati Kuklish i Strumicës, ka goditur këmbësoren R.S (44) nga fshati Josifovo e Valandovës. Pas aksidentit R.S. është dërguar në Qendrën Mjekësore Strumicë, ku nga ana e mjekut është konstatuar vdekja. Në vendin e aksidentit është bërë kontroll i ekipit të Stacionit Policor Strumicë.

Baby Boo