Një skandal tjetër trondit postat e Maqedonisë: Ja sa harxhon për letër dhe ngjyrë vetëm për një muaj


Postat e Maqedonisë vetëm për muajin prill kanë harxhuar 288 mijë e 668 euro. Kështu tregojnë informacionet e furnizimeve publike. Vetëm për muajin prill edhe atë dy herë më 11 dhe 15 prill 2019 Posta e Maqedonisë ka harxhuar mbi 100 mije euro vetëm për toner për fotokopje. Furnizim i tonerave dhe developeri për postë hibride 28.473 mijë euro apo 1 milion e 751 e 120 denarë. Mirëmbajta e sistemeve për ftohje të objekteve të Postës së Maqedonisë 38 mijë e 374 euro ose 2 milion e 360 mijë denarë. Toner, ribon dhe toner për fotokopje 74 mijë e 263 mijë euro apo 4 milion e 567 mije e 190 denarë. Tonerë, ribon dhe toner për fotokopje 13 mijë e 431 euro apo 826 mijë denarë. Letër për posta hibride 134 mijë e 127 euro apo 8 milion e 248 mijë e 200 denarë. Për kërto harxhime Postat e Maqedonisë nuk po japin përgjigje. Edhe pse disa ditë më parë drejtori i kësaj poste premtoi se do të japë deklaratë. Por kjo gjë nuk ndodhi. TV21 pret disa ditë me rradhë që ky institucion të japë llogari para qytetarëve. Ndryshe edhe dite me pare nje skandal tjeter ka tronditur postat e Maqedonise ku drejtori i kesaj kompanie publike udhehiqet nga kuadri i BDI-se, Ejup Rustemi, por i njejti nuk i eshte pergjigjur televizionit

Baby Boo