Një shqiponjë e veçantë si e Halil Kastratit (FOTO)


Humanisti Halil Kastrati, do festojë ndryshe ditën e flamurit.

Ai kohë më parë ka treguar se në këtë ditë do të dhurojë 20 çelsa të shtëpive për 20 familje, e këta çelsa ai i vari në krenat e shqiponjës ku edhe vet bëri simbolin shqiptar.

Ceremonia e nesërme do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, duke filluar nga ora 14:00.

Shtëpitë janë ndërtuar dhe mobiluar në bashkëfinancim mes Komunës së Prizrenit dhe shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”.

Në ceremoninë e ndarjes së çelësave të pranishëm do të jenë edhe kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe udhëheqësi i shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, ku do të ketë edhe shumë mysafirë të tjerë.

Baby Boo