Një shoqatë serbe për të zhdukurit me porosi si të Vuçiq, kërkon lëçitjen e Sava Janjiqit


Një organizatë serbe, e quajtur “Shoqata e familjarëve të të rrëmbyerve dhe të vrarëve në Kosovë e Metohi” i ka bërë apel kreut të Kishës Ortodokse Serbe, patriarkut Irinej, që ta përjashtojë igumenin e Manastirit në Deçan Sava Janjiq, njoftuan mediat e Beogradit.

Siç transmeton Gazeta Express, kjo shoqatë i ka shkruar Irinejit se “Janjiqi me fanatizëm angazhohet që Serbia ta njohë tërësinë territoriale dhe pavarësinë e Kosovës”, si dhe se gjatë viteve 1998-99 e ka akuzuar Serbinë për përdorim të tepruar të forcës kundër shqiptarëve, se “kurrë s’ka dashur t’i dënojë (Ramush) Haradinajn dhe (Hashim) Thaçin, të cilët janë përgjegjës për kidnapimin e civilëve më 1998” dhe se nuk i ka përkrahur protestat e familjarëve të të rrëmbyerve dhe të vrarëve që janë mbajtur nga 10 korriku deri më 9 gusht 2001.

Përveç kësaj, pyetjes se ku janë anëtarët e tyre të rrëmbyer, siç thuhet në letrën e organizatës në fjalë, Janjiqi u është përgjigjur: “Shkoni ankojuni te Sllobodan Millosheviqi juaj, i cili i torturonte shqiptarët për shkak të Serbisë së Madhe bashkë me Ratko Mlladiqin dhe Nikolla Karaxhiqin”.

Tash një kohë të gjatë Sava Janjiqi është në shënjestër të Beogradit Zyrtar, me në krye presidentin Aleksandar Vuçiq, për shkak të kundërshtimit të tij të ndarjes së Kosovës. Janjiqi thotë se në rast të këmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës serbët do t’i humbin objektet fetare që s’janë në veri të Kosovës, e që kanë rëndësi historike për ta,

Baby Boo