Një rrugë në Prishtinë emërohet “Harun Aliu”


Një rrugë në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, së fundmi është emëruar “Harun Aliu”, shkruan Fakte. Autoritetet prishtinase kanë vendosur që një nga ‘arteriet’ prishtinase të mbajë emrin e komandantit të UÇK-së.

Harun Aliu ishte nga fshati Hasanbeg i Shkupit. Ai morri pjesë në luftën çlirimtare në Kosovë dhe Maqedoni nën emblemën e UÇK-së, i njohur si komandant Kushtrimi. Në një aksion të policisë maqedonase, Aliu u vra më 12 maj 2010 në afërsi të fshatit Radushë, bashkë me Shaban Zenunin, Xhafer Shalën dhe Qemajl Fejzullahun.

Baby Boo