NJË PLUMB QORR PËRFUNDOI NË STOMAKUN E NJË HARAÇINASI


Në një çajtore në Haraçinë dje është lënduar një burrë njëzet e trevjeçar nga një plumb qorr. I lënduari është dërguar në spitalin e qytetit ku i është dhënë ndihma mjekësore.

Nga MPB-ja njoftuan se dje në ora 23 nga ana e Urgjencës është denoncuar se në një çajtore në rrugën “10” ku ka qenë mysafirë, E.I., është lënduar nga një plumb qorr.

Personi është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit”, ku i është dhënë ndihma mjekësore dhe është konstatuar lëndim sipërfaqësor nga një plumb qorr në pjesën e stomakut. Policia ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.

Baby Boo