Një pjesë e Haraçinë tre ditë pa rrymë, Ibrahimi: “Lus EVN që ta merr me seriozitet problemin!”


Kreu i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi ka reaguar ndaj kompanisë EVN, pasi të njëjtit thanë se nuk mund të intervenojnë në këtë komunë pasi nuk ka kushte për punë. Ibrahimi në një deklaratë tha se i lutet kompanisë që ta merr me seriozitet problemin dhe të sanojë defektin në mënyrë që banorët të furnizohen me rrymë elektrike, të cilët tash e tre ditë janë pa të njëjtën.

“Thirrja jonë në vazhdimësi është që kompania EVN të merr me seriozitetin më të madh që njëherë e përgjithmonë të sanohen këto defekte dhe qytetarët të kenë mundësi që të jetojnë lirshëm, që nënkupton të kenë në vazhdimësi energji elektrike. Qasja deri tek problemi ose arsyetimi se po pengohen për t’i kryer kontrollet dhe sanimet e defekteve, mendojmë që kompania EVN duhet të bën ndryshimin e funksionimit në vendbanimin tonë, ku ne kemi propozuar që kompania EVN të ketë një qendër të energjisë konsumatore, marrë parasysh numrin e madh te konsumatorëve ku aty do të kenë mundësi të gjithë banorët të paraqesin problemet dhe të iu lehtësohet banorëve për ta kryer obligimin ndaj EVN. Vlen të theksohet se EVN beri largimin e kompanisë së sigurimit që me vite ishte aktiv ne komunën tonë. Lus kompaninë EVN që të merr me seriozitetin më të madh dhe të bëjnë përmirësimin e gjendjes me energjinë eklektike ne tërë vendbanimin tonë”, deklaroi Ridvan Ibrahimi, kryetar i komunës së Haraçinës.

Baby Boo