Një person preket me ethet e minjve, Instituti i Shëndetësisë Publike bën thirrje për kujdes


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën thirrje për qytetarët të kenë kujdes të shtuar që të mos preken nga ethët e minjve, kjo pasi në Klinikën Infektive është raportuar një rast.

Sipas IKSHPK-së, trajtimi i sëmundjes bëhet me sukses të plotë në Klinikën Infektive në qoftë se paraqiten me kohë të prekurit. Por nëse të sëmurët kërkojnë ndihmë me vonesë paraqiten komplikime, e që mund të bllokohen veshkat.

Këto janë masat parandaluese të IKSHPK-së për këtë sëmundje:

Pengimi i futjes së brejtësve në shtëpi dhe stane.
Ruajtja e ushqimit nga ekskretet e brejtësve.
Përpunimi termik i artikujve ushqimor të dyshimtë
Frytet e pyllit mos të konsumohen pa u pastruar
Djathit të freskët t’i shtohet kripë dhe mos tē konsumohet si i freskët nëse dyshohet se është kontaminuar
Gjatë punës në fushë të punohet me maska nëse vërehet shtim të brejtësve
Larja e duarve me ujë dhe sapun te kosarët dhe punëtorët tjerë të fushës para ngrënies
Mos hidhni mbeturina kudo
Të bëhet klorimi i ujit të pijes
Zhdukja e vatrave natyrore të brejtësve
Dezinfektimi i sipërfaqeve të kontaminuara nga ekskretet e brejtësve.