Një person nga Struga gjendet i vdekur në veturë


Në urën e lumit Sateska në Strugë në veturë është gjetur i vdekur 63 vjeçari N.S. nga fshati Teferiq, Strugë.

SPB Ohër sot njoftoi se rreth orës 8 e 40 minuta në Stacionin Policor në Strugë është paraqitur se në veturën e tipit “BMV” me targa nga Struga në sediljen mbrapa është gjetur i vdekur N.S.(63) nga fshati Teferiq.

Ekipi i Stacionit Policor në Strugë ka kryer kontroll në vendngjarje, ndërsa me urdhrin e Prokurorit Publik trupi i të vdekurit është dorëzuar për obduksion./Almakos

Baby Boo