Një person humb jetën në një aksident në rrugën Gjevgjeli-Bogdanci


Një person ka humbur jetën në aksidentin e rëndë që ka ndodhur sonte në ora 19:45 në rrugën Gjevgjeli-Bogdanci.

Sipas SPB Strumicë, në aksident janë përfshirë katër vetura të pasagjerëve.

Një ekip i zjarrfikësve të Gjevgjelisë ka dalë me një automjet zjarrfikës dhe tre zjarrfikës, ndërsa ekipi i stacionit policor të Gjevgjelisë është duke bërë inspektimin e vendit të ngjarjes, njofton QMK.

Komunikacioni është devijuar përmes fshatit Bogorodicë.

Baby Boo