Një person humb jetën dhe tre të lënduar në një aksident në rrugën Kumanovë-Tabanovcë


Një person ka humbur jetën dhe tre janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sonte në rrugën Kumanovë-Tabanovcë.

– Në ora 20:30 në SPB Kumanovë në rrugën Kumanovë-Tabanovc është raportuar një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë tri vetura, një Golf, një Polo dhe një BMW. Një person ka ndërruar jetë në vend, ndërsa tre persona janë lënduar të cilët janë dërguar në spitalin e Kumanovës. Hetimi është në vazhdim e sipër – njofton SPB Kumanovë.

Emergjenca në Kumanovë ka njoftuar se njëri nga të lënduarit për shkak të seriozitetit të lëndimeve është dërguar në klinikat e Shkupit, ndërsa dy personat e tjerë janë mbajtur në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës. SPB Kumanovë do të njoftojë më shumë detaje gjatë ditës së nesërme.Pa Censurë

Baby Boo