Një person është lënduar gjatë aksidentit mes një traktori dhe një makine


Një person është lënduar dje gjatë aksidentit midis një traktori dhe makine në rajonin e Negotinës, informoi sot Verolub Dodevski, zëdhënësi i SPB-së Veles. Aksidenti është regjistruar në rrugën rajonale Negotinë – fshati Llakavicë, njofton MIA.

“Traktori i markës ‘IMT 539’ me targa të Negotinës ishte drejtuar nga Zh.P. (65)  nga fshati Pepelishte, rajoni i Negotinës, ndërsa makina e markës ‘Folksfagen golf’ me targa të Negotinës të drejtuar nga G.G. (40) nga Negotina”, sqaron Dodevski.

Në aksident është lënduar shoferi i traktorit dhe ai pas dhënies së ndihmës mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm – Negotinë, për shkak të karakterit të lëndimeve, është dërguar për mjekim në Qendrën Emergjente në Shkup.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SP Negotinë.

Baby Boo