“Një përgjigje më e fortë e Perëndimit ndaj invazionit në Krime mund të kishte shmangur luftën Rusi-Ukrainë”


Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan sot ka kritikuar ashpër botën perëndimore lidhur me invazionin rus në vitin 2014 të Gadishullit të Krimesë në Ukrainë, duke thënë se një përgjigje më e fortë atëherë mund të kishte parandaluar lu*ftën aktuale të Moskës kundër Ukrainës.

“Nëse i gjithë Perëndimi do të kishte zhurmuar kundër pushtimit të Krimesë në vitin 2014, a do të përballeshim me pamjen e sotme?”, tha Erdogan në ceremoninë e hapjes së Forumit treditor të Diplomacisë në Antalya në Turqinë jugore.

Ukraina është braktisur në kauzën e saj të drejtë, tha presidenti turk, ndërsa lufta Rusi-Ukrainë shënon ditën e saj të 16-të.
“Shpresa jonë është që përmbajtja dhe arsyeja e shëndoshë do të mbizotërojnë dhe armët të heshtin sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai për lu*ftën.

Duke përsëritur thirrjen e tij për të reformuar Këshillin e Sigurimit të OKB-së, të cilin ai e ka quajtur jopërfaqësues dhe të vjetëruar, presidenti Erdogan tha se duhet të formohet një strukturë e re e sigurisë globale për të mbrojtur më mirë paqen dhe për t’i shërbyer njerëzimit në vend të status quo-së.

Derisa mbështeti luftën legjitime të ukrainasve, Erdoğan foli kundër demonizimit të artit, letërsisë ose performuesve të Rusisë, duke thënë: “Praktikat fashiste kundër shtetasve dhe kulturës ruse në vendet perëndimore nuk mund të jenë kurrë të pranueshme”.
Lu*fta e Rusisë kundër Ukrainës, e cila filloi më 24 shkurt, ka tërhequr dënimin ndërkombëtar, ka çuar në sanksione financiare ndaj Moskës dhe ka nxitur një eksod të firmave globale nga Rusia./ Anadolu Agency/

Baby Boo