Një parti ka ngritur padi penale për blerje votash


Një parti politike ka ngritur padi penale për mitmarrje për referendumin. Prokurori Xhelal Bajrami i cili do të udhëheqë me komisionin për përcjelljen e aktiviteteve lidhur me referendumin, tha se në bashkëpunim me të gjitha Institucionet janë ndërmarrë masat për mbarëvajtjen e procesit të referendumit. Komunikimi mes MPB-së dhe këtij komisioni të përkohshëm të prokurorisë do të intensifikohet ditëve në vijim me qëllim që të evidentohen të gjitha parregullsitë.

Tani për tani siç e dini, atmosfera është e qetë dhe ne shpresojmë që në atmosferë të tillë siç edhe është mbajtur fushata e referendumit, ashtu do të jetë edhe dita e mbajtjes së zgjedhjeve në referendum. Shpresoj që të mos kemi nevojë që ne si prokurori të kyçemi dhe të ndërmarrim masa, mirëpo, po që se ka nevojë ne do të jemi të organizuar dhe do të ketë kujdestari shtesë me qëllim që të veprojmë me kohë- deklaroi Xhelal Bajrami – Prokuror (Kryetar këshillit të përkohshëm për zgjedhje).

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski tha se uniformat blu do të angazhohen për mbarëvajtjen e votimit dhe se çdo tentim për prishjen e rendit do të parandalohet dhe sanksionohet.

Askush nuk ka të drejtë që ta rrezikojë procesin e referendumit dhe përderisa haset ndonjë parregullsi, do të ndërmarrim masa konkrete dhe apelojmë që të gjitha format e presionit për të votuar ose jo, të paraqiten në Sektorin e Punëve të Brendshme- pohoi Oliver Spasovski – Ministër i Punëve të Brendshme.

Nga komisioni bënë me dije se parregullsitë eventuale, qytetarët mund t’i paraqesin në e-mail adresën [email protected]./Pacensure

Baby Boo