Një parti dhuron pampersa për liderët e Kosovës


Partia FJALA ka mbajtur një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, të titulluar “Pampersa për liderët politik”, dhe gjatë këtij aksioni kanë vendosur pako me pampersa para ndërtesës së Qeverisë.
Xhevdet Maloku, kryetar i Degës së Partisë “Fjala” në Podujevë, tha përmes këtij aksioni, ata kanë dashur ta tregojnë frikën përballë vizitës së Vuçiqit në Kosovë.
Ai tha se u kanë sjellë këto pelena institucioneve, që, sipës tij, herën tjetër të jenë më të përgatitur.

Kurse Avni Çakmaku, anëtar i kryesisë së partisë tha se vizita e Vuçiqit tregoi se kush e ka pushtetin në Kosovë.

Ai tha se e kanë parë të arsyeshme që t’i dhurojnë institucioneve këto pelena, sepse sipas tij, janë treguar të pafuqishëm. Ai u bëri thirrje institucioneve që të mos lejojnë që qytetaria ta marrë situatën në dorë, por tha se vetë institucionet duhet ta drejtojnë Kosovën. Ai tha se kjo parti është kundër vizitës së Vuqicit në Kosovë.

Baby Boo